Aktualitet

Çfarë ka ndodhur në Korçë?/ E moshuara dhe vajza e saj gjenden pa jetë brenda banesës (EMRAT)

Shkaku ende nuk dihet, por sipas policisë dyshimet janë për vdekje natyrale. 

1 Shkurt 2024, 17:11 Nga I.A
Çfarë ka ndodhur në Korçë?/ E moshuara dhe vajza e
Policia

KORÇË- Dy gra janë gkjetur të vdekura brenda banesës së tyre në Korçë ditën e sotme. Mësohet se pa shenja jete dhe pa shenja dhunë janë gjetur në banesë Eleni Vangjeli dhe vajza e saj Ornela Vangjeli. Dyshohet se dyshja ka disa ditë që kanë humbur jetën, ndërkohë që policia është njoftuar për ngjarjen e rëndë nga të afërm të tyre. Shkaku ende nuk dihet, por sipas policisë dyshimet janë për vdekje natyrale. 

Njoftimi i Policisë:

Korçë/Informacion paraprak Më datë 01.02.2024, rreth orës 16:42, në lagjen nr. 17, Korçë, në banesë, janë gjetur pa jetë, pa shenja dhune shtetaset E. V., 75 vjeçe dhe vajza e saj O. V., 54 vjeçe. Nga të dhënat e para, rezulton se këto shtetase nuk ju ishin përgjigjur në telefon familjarëve të tyre, prej disa ditësh. Dera e banesës së tyre është hapur nga shërbimet e zjarrfikësve, pasi ishte e kyçur nga brenda. Paraprakisht dyshohet se këto dy shtetase mund të kenë humbur jetë për shkaqe natyrale. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të humbjes së jetës së këtyre shtetaseve dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

ornela vangjeli eleni vangjeli

Sondazh

Poll