Aktualitet

Fermerët e jugut takohen me ministren Denaj: Hiqni monopolet dhe dyfishoni subvencionet

Denaj foli për një hetim që po kryhet për punishtet përpunuese ndërsa premtoi se kostot dhe format e subvencionimit për blegtorët po rishikohen.

1 Shkurt 2024, 15:53 Nga h.k
Fermerët e jugut takohen me ministren Denaj: Hiqni monopolet dhe dyfishoni
Foto ilustruese

DELVINË-Ministrja e Bujqësisë Anila Denaj ka takuar 100 blegtorë nga rrethet e Jugut, pas protestës së zhvilluar në aksin Kardhiq-Delvinë.

Protestuesit përpara ministres kanë kërkuar plotësimin e 4 kërkesave kryesore: rritjen e çmimit të shitjes së qumështit, dyfishimin e subvencioneve, sistemimin e lerave malore dhe mundësimin e kontratave 15-vjeçare për kullotat. Nga ana tjetër ata kanë kërkua një ndërhyrje të menjëhershme për heqjen e monopolit të fabrikave përpunuese, të cilat diktojnë çmimin dhe kushtet e bashkëpunimit. 

Denaj foli për një hetim që po kryhet për punishtet përpunuese ndërsa premtoi se kostot dhe format e subvencionimit për blegtorët po rishikohen.

Lëvizja u nxit prej uljes drastike të çmimit të qumështit të deles nga 160 lekë për litër në 120 lekë për litër aktualisht. Kjo ulje ka shkaktuar një dëm të lartë financiar për blegtorët që ka çuar sipas tyre në reduktimin e tufave dhe braktisjen e sektorit. Ata thanë gjatë takimit se janë duke u favorizuar produktet e importit të bulmetit dhe mishit duke konkurruar në çmim produktin vendas.

Sipas tyre kjo situatë kërcënon mbijetesën e sektorit dhe të industrisë ushqimore vendase.

 

anila denaj blegtoret

Sondazh

Poll