Aktualitet

Aksident i trefishtë në autostradën Tiranë-Elbasan, pesë të plagosur, tre në gjendje të rëndë (Video)

10 Nëntor 2019, 21:24 Nga DOSJA
Aksident i trefishtë në autostradën Tiranë-Elbasan,

TIRANË– Pesë persona kanë mbetur të plagosur, tre prej të cilëve në gjendje të rëndë, si pasojë e një askidenti automobilistik. Dosja.al mëson se ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme pranë rrethrrotullimit të TEG, teksa janë përplasur kokë më kokë tre automjete. 

Ende nuk dihen identetitetet e të plagosurve që po marrin ndihmën mjekësore në Spitalin e Traumës, ndërkohë që bëhet me dije se tre prej tyre janë në gjendje të rëndë për jetën.

Dy të tjerët ndodhen jashtë rrezikut dhe kanë marrë lëdnime të lehta.

Gjithsesi prapraprakisht, dyshohet që shkak për aksidentin të jetë bërë shpëjtësia me të cilën udhëtonin mjetet. Në videon e publikuar nga faqja “Aksidentet rrugore”, duken automjetet e copëtuara dhe gjak në asfalt .

 

 

Vetëm një ditë më parë, një askident me dy të vdekur ndodhi në autostradën Elbasan-Tiranë.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet aksident ne autostraden tirane-elbasan pese te plagosur ne aksident tirane elbasan aksident ne autostraden tirane-elbasan pese te plagosur ne aksident tirane elbasan

Sondazh

Poll