Aktualitet

Po largohej nga Shqipëria me dokumente të falsifikuara, arrestohet 20-vjeçari turk

20-vjeçari ka paraqitur në sportel, dokumente të dyshuara të falsifikuara, të cilat pas kryerjes së veprimeve procedurale, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale nga policia.

1 Shkurt 2024, 14:38 Nga M.B

 

Po largohej nga Shqipëria me dokumente të falsifikuara, arrestohet
Foto ilustruese

DURRËS- Një 20-vjeçar turk është arrestuar në flagrancë në Portin e Durrësit, në tentativë për t’u larguar nga Shqipëria me dokumente të falsifikuara. 20-vjeçari ka paraqitur në sportel, dokumente të dyshuara të falsifikuara, të cilat pas kryerjes së veprimeve procedurale, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale nga policia.

I riu turk akuzohet për veprat penale “falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave” dhe “falsifikimi i dokumenteve”.

 

durres arrestim turk

Sondazh

Poll