Aktualitet

Konflikt mes dy personave në Lezhë, plagoset një prej tyre (EMRAT)

Dyshohet se konflikti mes Hil Plepit dhe Gjon Kolës ka ndodhur për çështje pronash, ku pas degradimit të sherrit, Kola është plagosur me thikë.

1 Shkurt 2024, 13:00 Nga r.ll
Konflikt mes dy personave në Lezhë, plagoset një prej tyre
foto ilustruese

LEZHË- Një konflikt mes dy personash në Lezhë ka degraduar në përdorimin e thikës. Ngjarja ka ndodhur në Zejmen të Lezhës.

Dyshohet se konflikti mes Hil Plepit dhe Gjon Kolës ka ndodhur për çështje pronash, ku pas degradimit të sherrit, Kola është plagosur me thikë. Ai është transportuar drejt spitalit, jashtë rrezikut për jetën, ndërsa policia ka nisur hetimin e rastit.

Lezhë/Informacion paraprak

Rreth orës 12:30, në fshatin Zejmen, Lezhë, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, dyshohet që shtetasi H.P. ka goditur me mjet prerës shtetasin Gj. K., të dy banues në Zejmen.

I dëmtuari ndodhet në spital për ndihmën e nevojshme mjekësore, jashtë rrezikut për jetën, ndërsa autori i dyshuari është shoqëruar në ambientet e Policisë.

Grupi hetimor vijon veprimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin ligjor të saj.

konflikt ne lezhe

Sondazh

Poll