Aktualitet

Shkëputen gurë nga tavani i minierës, plagoset minatori 52-vjeçar në Bulqizë

Sipas policisë lokale, ngjarja ka ndodhur në zonën e Batër Martaneshku.

1 Shkurt 2024, 12:56 Nga N.F
Shkëputen gurë nga tavani i minierës, plagoset minatori
Foto ilustruese

BULQIZË- Një minator është plagosur në një nga galeritë private në Martanesh të Bulqizës. Sipas policisë lokale, ngjarja ka ndodhur në zonën e Batër Martaneshku. Një 52-vjeçari me iniciale O. H. i cili punonte si armator në galeri gjatë punës është aksidentuar si pasojë e shkëputjes së gurëve nga tavani.

Më pas ai është vënë re nga kolegët e tjerë të cilët i kanë dhënë ndihmën e parë, ndërsa më pas minatori u dërgua drejt spitalit të Bulqizës. Ai ka pësuar fraktura në këmbë por është jashtë rrezikut për jetën. Policia lokale dhe grupi hetimor po punojnë për shkaqet e aksidentit.

bulqize incident minator plagosje

Sondazh

Poll