Aktualitet

"Na kanë kërcënuar, nuk tërhiqemi", blegtorët në protestë, gati t'i paraqesin 4 kërkesat ministrisë

Mësohet se pritet që blegtorët të takohen më pas me ministren e Bujqësisë, Anila Denaj, për t’i prezantuar 4 pikat kryesore të kërkesave të tyre.

1 Shkurt 2024, 12:13 Nga M.B
"Na kanë kërcënuar, nuk tërhiqemi", blegtorët
Foto nga protesta

DELVINË- Protesta e blegtorëve ka vijuaj kësaj here në hyrje të aksit Kardhiq-Delvinë. Mësohet se pritet që blegtorët të takohen më pas me ministren e Bujqësisë, Anila Denaj, për t’i prezantuar 4 pikat kryesore të kërkesave të tyre. Katër pikat janë: rritja e çmimit të shitjes së qumështit, dyfishimin e subvencioneve, sistemimin e lerave malore dhe mundësimin e kontratave 15-vjeçare për kullotat.

“Këtu nuk ka administratë. Administrata rri në zyra, të bëjë punën në zyra. S’ka punë administrate. Ku ka qenë administrata që të kujtohet për ne sot. Ku kanë qenë? Jemi të pranishëm këtu sot, madje ka edhe më shumë. Takim pa mediet e pranishme nuk ka, ia themi që tani ta dëgjojë sepse në Tepelenë është”, deklaroi një blegtor.

"Ne jemi drejt falimentimit sepse goditemi nga eksporti që vjen nga jashtë, nëse nuk na japin zgjidhje, ne do të largohemi nga Shqipëria fare. Policia na ka shoqëruar dhe ndjekur penalisht për bllokim rruge ku fare mirë policia ishte aty dhe nuk u bllokua rruga. Pse duhet ne që të ndiqemi penalisht për të drejtat tona? Na kanë kërcënuar dhe shumë fermerë janë kërcënuar në telefona me heqjen nga puna të familjarëve të tyre dhe sot ata nuk kanë ardhur," deklaroi një tjetër blegtor në protestë.

blegtoret delvina

Sondazh

Poll