Aktualitet

Në kërkim për kultivimin kanabisi që në vitin 2021, arrestohet 24-vjeçari në Vlorë

Kapllanaj dyshaohet se ka bashkëpunuar me dy persona të tjerë për të përshtatur një ambient si serë me lidhje të paligjshme të energjisë elektrike ku u gjetën fidanë narkotikë të kultivuar. 

1 Shkurt 2024, 11:34 Nga M.B
Në kërkim për kultivimin kanabisi që në vitin 2021,
Foto nga arrestimi

VLORA- Policia ka arrestuar 24-vjeçarin Engëllush Kapllanaj, banues në Vlorë, pas ishte shpallur në kërkim që në vitin 2021, pasi në fshatin Kaninë u sekuestruan 262 kg kanabis. Kapllanaj dyshaohet se ka bashkëpunuar me dy persona të tjerë për të përshtatur një ambient si serë me lidhje të paligjshme të energjisë elektrike ku u gjetën fidanë narkotikë të kultivuar. 

Njoftimi i policisë:

Në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional kombëtar "Sundimi i ligjit", për kapjen e shtetasve të shapllur në kërkim për vepra të ndryshme penale, strukturat e DVP Vlorë kanë organizuar kontrolle në të gjithë territorin e qarkut, si rezultat i të cilave janë lokalizuar dhe kapur 2 shtetas të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale, konkretisht:  

-si rezultat i kontrolleve nga specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve dhe shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, është kapur dhe ndaluar shtetasi E. K., 24 vjeç, banues në Vlorë. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim në kuadër të operacionit policor të koduar “Çairet”, pasi dyshohet se në bashkëpunim me shtetasit F. K. dhe K. K. (të ndaluar me herët nga Policia), kishte përshtatur një ambient, si serë, me lidhje të paligjshme të energjisë elektrike, ku Policia gjeti fidanë narkotikë të kultivuar në serë dhe në kubikë. Gjatë këtij operacioni, në vitin 2021, në fshatin Kaninë, Policia sekuestroi 262 kg lëndë të dyshuar narkotike kanabis.

vlora arrestim

Sondazh

Poll