Aktualitet

Guvernatori i BSH: Bankat deri në muajin qershor të realizojnë dixhitalizimin e sistemit financiar “open banking”

Ai tha se janë hequr shumë cash nga qarkullimi, dhe se po punohet përmes komunitetit kombëtar të pagesave.

1 Shkurt 2024, 11:36 Nga r.ll
Guvernatori i BSH: Bankat deri në muajin qershor të realizojnë
gent sejko

TIRANË- Ditën e sotme kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim mepërfaqësuesit e sistemit bankar dhe të industrisë së re Fintech. I pranishëm ishte edhe Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko i cili u vuri si afat bankave të nivelit të dytë që deri në muajin qershor të realizohet dixhitalizimi i sistemit financiar “open banking”.

Sejko u shpreh se ligji është ligji dhe duhet zbatuar. Ai tha se janë hequr shumë cash nga qarkullimi, dhe se po punohet përmes komunitetit kombëtar të pagesave.

“Për të thënë konkretisht ka një ligj dhe ligji është për tu zbatuar. Në funksion të këtij ligji ne kemi ndërtuar ligjin për shërbimin e pagesave. Kemi ndërtuar kuadrin nën ligjor për shërbimet e pagesave dhe kemi licencuar ju që jeni këtu dhe disa të tjerë. Jemi në momentin praktik, që ka të bëjë me zbatimin e kësaj gjeje dhe përkthimin në biznes konkret. Ajo që ka mbetur është pjesa e “open banking”.

Ne kemi një Komunitetit Kombëtar të Pagesave, i cili drejtohet nga zv. guvernatorja e parë dhe është mbledhur shpesh. Është diskutuar dhe pjesa e open banking me afate, përtej detajeve, është elaboruar dhe deri në qershor kjo duhet bërë. Është detyrim ligjor dhe bankat duhet të bërë. Ne kemi bërë me zhvillim të brendshëm sistemi e shlyerjeve dhe pagesave në Euro, kjo kurse miliona euro. 14 mln euro kursim ishte viti i parë. Përveç kohës, më parë bëhej në një jave sot në një ditë. Kemi hequr edhe shumë cash nga qarkullimi, po punojmë përmes komunitetit kombëtar të pagesave. Bankat duhet të jenë pjesë e këtij procesi”, tha Sejko.

gent sejko

Sondazh

Poll