Aktualitet

Ndotja e ajrit në Shqipëri/ Në Tiranë shifrat më alarmante se në Gaza (FOTO)

I njëjti shqetësim u konstatua edhe në monitorimin e vullnetarëve të projektit "Mushkëri të Gjelbra për qytetet tona” në Shqipëri.

1 Shkurt 2024, 11:08 Nga r.ll
Ndotja e ajrit në Shqipëri/ Në Tiranë shifrat më
foto ilustruese

TIRANË- Janë shqetësuese shifrat që tregojnë ndotjen e ajrit në Tiranë. Në një kërkim në Google, tregohet se shifrat e ndotjes së ajrit në kryeqytet janë edhe më keq se në Gaza, ku aktualisht po kryhen luftime mes ushtrisë izraelite dhe militantëve të Hmasit. 

Siç shihet edhe nga fotot e mëposhtme, sipas "Indeksit Evropian të Cilësisë së Ajrit" në Tiranë cilësia e ajrit është mesatare, ndërsa në Gazë cilësia e ajrit është e mirë. I njëjti shqetësim u konstatua edhe në monitorimin e vullnetarëve të projektit "Mushkëri të Gjelbra për qytetet tona” në Shqipëri.

Në gjetjet e bëra nga ky ekip vullnetarësh në Tiranë, u listuan si problematike dioksidi i azotit (NO2) që emetohet nga djegia e karburanteve dhe PM2.5, grimcë e ngurtë me diametër 2.5 mikronë që gjenerohet kryesisht nga sektori i ndërtimit dhe djegia e karburantit, që janë ndjeshëm mbi normat e lejuara të BE-së dhe OBSH-së.

ndotja e ajrit ne tirane

Sondazh

Poll