Aktualitet

Protestë në mbështetje të Belerit para Kushtetueses, qytetarët me pankarta: Respektoni vullnetin e popullit!

Disa qytetarë janë mbledhur në protestë në mbështetje të kryetari të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri.

1 Shkurt 2024, 10:56 Nga N.F

Protestë në mbështetje të Belerit para Kushtetueses,

TIRANË- Ditën e sotme po organisohet një protestë para Gjykatës Kushtetuese. Disa qytetarë janë mbledhur në protestë në mbështetje të kryetari të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri. Me pankarta në duar ata kanë kërkuar gjykata të respektoje vullnetin e qytetarëve dhe të lejojë Belerin të betohet për t'a marrë zurtarisht postin e fituar në zgjedhjet e 14 majit.

“Himara vendosi!”, “Respektoni Kushtetutën”, “Respektoni vullnetin e popullit”, shkruhej në pankarta.

Tre ditë më parë Apeli i GJKKO i ka rrëzuar kërkesën e Belerit për lejen për t’u betuar. Pasi Apeli i GJKKO ka refuzuar kërkesën e Fledi Belerit për t’u betuar si kryebashkiak i Himarës ka reaguar avokati i Belerit i cili u shpreh se hapi i radhës ishte rekursi në Gjykatën e lartë.

Fredi Beleri u arrestua në ambientet e një lokali në Himarë 2 ditë para zgjedhjeve lokale të 14 majit. Vënia në pranga erdhi pasi akuzohet se në momentin e arrestimit Beleri në bashkëpunim me Pandeli Kokaveshi ishin duke blerë vota.

proteste gjykata kushtetuese fredi beleri

Sondazh

Poll