Aktualitet

Hakerat e "Homeland Justice", sulmojnë faqen zyrtare të webit të INSTAT (FOTO)

Ata kanë publikuar emrat e punonjësve të INSTAT, e-mailet, numrat e tyre të telefonit dhe adresat e banimit.

1 Shkurt 2024, 10:56 Nga r.ll
Hakerat e "Homeland Justice", sulmojnë faqen zyrtare të
faqja e INSTAT

TIRANË- Hakerat e “Homeland Justice” kanë sulmuar faqen e Instituti të Statistikave, e cila momentalisht është e paaksesueshme.

Në një njoftim të bërë në llogaritë e tyre sociale, ky grup ka njoftuar se ka mundur që të hakerojë faqen e webit të INSTAT. Ata kanë publikuar emrat e punonjësve të INSTAT, e-mailet, numrat e tyre të telefonit dhe adresat e banimit.

“Numrat dhe shifrat, statistikat… Ata janë të gjithë kundër jush Ju jeni armiku juaj i vetëm. INJORANCA juaj është Torturuesi juaj”, shkruan Homeland Justice në Telegram. Po ashtu, edhe zëdhënësi i INSTAT ka konfirmuar sulmin për mediat. 

 

ndotja e ajrit ne tirane gaza

Sondazh

Poll