Aktualitet

Vrasja e Sibora Gaganit/ Rrëfehet para gjykatës ish i dashuri italian: U vra nga mafia shqiptare, më urdhëruan të hiqja qafe trupin

Vrasja e shqiptares Sibora Gagani është një ngjarje e cila tronditi pas detaje të cilat u zbuluan nga krimi monstruoz i kryer nga italiani.

1 Shkurt 2024, 10:27 Nga N.F
Vrasja e Sibora Gaganit/ Rrëfehet para gjykatës ish i dashuri italian:
Sibora Gagani dhe Marco Romeo

ITALI- Italiani Marco Romeo ka dëshmuar përpara gjykatës në Spanjë në lidhje me vrasjen e dy ish-të dashurave të tij, njëra prej të cilave ishte 22-vjeçarja shqiptare. Vrasja e shqiptares Sibora Gagani është një ngjarje e cila tronditi pas detaje të cilat u zbuluan nga krimi monstruoz i kryer nga italiani.

22-vjeçarja u shpall e zhdukur në vitin 2014 por disa vite më vonë u gjet e murosur brenda banesës ku jetonte çifti në atë kohë. Romeo u arrestua për një vrasje tjetër dhe më pas rrëfeu se ku ndodhej se trupi i Siborës ndodhej i murosur.

Ndonëse rrëfeu se ku gjendjej trupi, italiani nuk ka pranuar që ai e ka vrarë 22-vjeçaren por ka shtuar para gjyjatës se ajo u vra nga mafia shqiptare. Ai tha se Sibora kishte marrë 25 mijë euro borxh nga bashkëkombasit e saj për të ngritur një biznes por paratë iu vodhën nga disa kolumbianë dhe ajo nuk mund të paguante borxhin.

Italiani tha se ishin katër shqiptarë që e vranë Siborën dhe e urdhëruan atë që të hiqte qafe trupin. Ai tha se di emrin e njërit prej autorëve të krimit, por refuzoi që ta tregonte përpara gjykatës. Marco tha se i vjen keq për atë që ka ndodhur, por shtoi se e fshehu trupin nga frika. Pas ngjarjes së rëndë italiani e ka zhdukur trupin duke i hedhur acid për të humbur gjurmët. Pas kësaj ai e ka futur trupin në një kuti druri dhe e ka murosur në mur ku u deshën vite për t'u zbukuar fundi tragjik i shqiptares.

vrasje shqiptar sibora gagani marco romeo

Sondazh

Poll