Aktualitet

Sekuestrohen 25 ora të markave të shtrenjta/ Shiste në rrugë sende kontrabandë, arrestohet 30-vjeçari në Tiranë

Mësohet se 30-vjeçari u arrestua në flagrancë në rrugën "Reshit Çollaku" në Tiranë.

1 Shkurt 2024, 10:10 Nga M.B
Sekuestrohen 25 ora të markave të shtrenjta/ Shiste në rrugë
Foto ilustruese

TIRANA- Një 30-vjeçar me inicialet Xh. L., banues në Tiranë, është arrestuar pasi shiste në rrugë, me çmime fiktive, ora dhe sende të tjera të markave të shtrenjta. Mësohet se 30-vjeçari u arrestua në flagrancë në rrugën "Reshit Çollaku" në Tiranë. Po ashtu bëhet me dije se në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 25 ora dhe 2 stilolapsa të markave të ndryshme, të shtrenjta.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, operacioni policor i koduar "Okazion". Shiste në rrugë, me çmime fiktive, ora dhe sende të tjera të markave të shtrenjta, arrestohet 30-vjeçari. Sekuestrohen 25 ora dhe 2 stilolapsa të markave të ndryshme, të dyshuara të kontrabanduara. Si rezultat i patrullimeve në terren dhe kontrolleve në subjekte të ndryshme, me qëllim parandalimin dhe goditjen e rasteve të kryerjes së aktiviteteve tregtare, në kundërshtim me ligjet, specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të Drejtorisë për hetimin e këtyre krimeve, në DPPSh, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar "Okazion". 

Gjatë operacionit u kap në flagrancë në rrugën "Reshit Çollaku", Tiranë, dhe u vu në pranga shtetasi Xh. L., 30 vjeç, banues në Tiranë. Shërbimet e Policisë i gjetën dhe i sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 30-vjeçarit, 25 ora dhe 2 stilolapsa të markave të ndryshme, të shtrenjta. Sendet, të dyshuara të kontrabanduara, shiteshin nga ky shtetas, me çmime fiktive dhe pa fatura. Në vijim, u referuan materialet në Prokurori dhe për përcaktimin e përgjëgjësisë penale të punonjësve të Drejtorisë Vendore të Tatimeve Tiranë, që mbulojnë zonën ku shiste shtetasi Xh. L.. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

policia tirana arrestim

Sondazh

Poll