Aktualitet

Aksident Pogradec-Qafë Pllocë, raportohet një i plagosur

Policia po punon për zbulimin e rrethanave të ngjarjes. 

31 Janar 2024, 20:19 Nga h.k
Aksident Pogradec-Qafë Pllocë, raportohet një i plagosur
Foto ilustruese

TIRANË-Mbrëmjen e sotme në aksin Pogradec-Qafë Pllocë ka ndodhru një aksident ku një makinë është përplasur me një motor. Si pasojë e aksidentit është raportuar një i plagosur, i cili është transportuar menjëherë në spital. Policia po punon për zbulimin e rrethanave të ngjarjes. 

Njoftimi i policisë: 

Pogradec/Informacion paraprak

Mbrëmjen e sotme, në hyrje të qytetit të Pogradecit, ciklomotori me drejtues shtetasin V. B., është përplasur me automjetin tip "Benz" me drejtues shtetasin A. L. Për pasojë ka marrë lëndime shtetasi V. B., i cili u dërgua për ndihmë mjekësore në spitalin e Pogradecit.

Me drejtuesin e automjetit po kryhen veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.

policia pogradec aksident pogradec

Sondazh

Poll