Aktualitet

Vidhnin banesat e të moshuarve, arrestohen 2 shqiptarët në Itali

Shqiptarët u hetuan nga oficerët e komisariatit të Fanos për një episod që daton në shtatorin e kaluar, kur dy persona u raportuan se kishin hyrë fshehurazi në një shtëpi.

31 Janar 2024, 18:16 Nga M.B
Vidhnin banesat e të moshuarve, arrestohen 2 shqiptarët në Itali
Foto ilustruese

ITALIA- Një 34-vjeçar dhe një 20-vjeçar, të dy shqiptarë, njëri prej të cilëve u gjurmua në Mantua, u arrestuan nga policia italiane në zbatim të urdhrit të lëshuar nga gjykata e Pesaros. Shqiptarët u hetuan nga oficerët e komisariatit të Fanos për një episod që daton në shtatorin e kaluar, kur dy persona u raportuan se kishin hyrë fshehurazi në një shtëpi. Ndërhyrja e policisë ka bërë që dy të dyshuarit të largohen.

Hetimet çuan në identifikimin shqiptarëve, të cilët qëndronin në mënyrë të parregullt në Itali, të cilët vepronin duke përdorur automjete të marra me qira dhe kishin shënjestruar kryesisht shtëpitë e të moshuarve.

italia vjedhje

Sondazh

Poll