Aktualitet

Vjedhje, mashtrim dhe rezistencë, ekstradohet nga Kroacia drejt Italisë shqiptari i kërkuar

Mësohet se Prokuroria e Përgjithshme në Gjykatën e Apelit të Triestes e kishte dënuar atë me 2 vjet e 6 muaj burg për episode të vjedhjes së rëndë, mashtrimit dhe rezistencës ndaj një zyrtari publik, të kryera në provincën e Udines gjatë viteve 2014 dhe 2017.

31 Janar 2024, 17:57 Nga M.B

 

Vjedhje, mashtrim dhe rezistencë, ekstradohet nga Kroacia drejt
Foto ilustruese

 

KROACIA- Një 42-vjeçar shqiptar është ekstraduar nga Kroacia drejt Italisë pasi ishte i kërkuar që prej tetorit 2022. Mësohet se Prokuroria e Përgjithshme në Gjykatën e Apelit të Triestes e kishte dënuar atë me 2 vjet e 6 muaj burg për episode të vjedhjes së rëndë, mashtrimit dhe rezistencës ndaj një zyrtari publik, të kryera në provincën e Udines gjatë viteve 2014 dhe 2017.

Ndërkohë nga Hungaria është ekstraduar drejt Italisë një shtetas i Kosovës i dënuar me 3 vjet e 8 muaj burg për trafik klandestinësh, ngjarje e ndodhur në Itali në vitin 2015.

policia kroacia italia shqiptare

Sondazh

Poll