Aktualitet

Vrasja e shqiptares në Florida/ Renato Muhaj e kishte prerë në fyt, Suela u gjet e mbuluar e gjitha në gjak

Mësohet se ish i dashuri i i saj, Renato Muhaj e kishte prerë atë në fyt.

31 Janar 2024, 13:05 Nga N.F
Vrasja e shqiptares në Florida/ Renato Muhaj e kishte prerë në
Suela Saliaj dhe Renato Muhaj

SHBA- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me vrasjen e 32-vjeçares shqiptare, Suela Saliaj e cila u regjistrua ditën e djeshme në Florida. Mësohet se ish i dashuri i i saj, Renato Muhaj e kishte prerë atë në fyt. Gjithashtu bëhet me dije se viktima u gjet e vrarë në dyshemenë e dhomës së saj të gjumit e mbuluar me gjak.

Saliaj u gjet e vdekur brenda në banesë pas raportimeve për zhdukjen e vajzës së saj. Akoma më tronditëse ështe se pas vrasjes së shqiptares dhe zhdukjes së vajzës së saj qëndron bashkëshorti, Renato Muhaj. 34-vjeçari shqiptar pasi ka vrarë gruan më pas ka rrëmbyër vajzën e tyre të mitur. Sipas policisë, Muhaj ka sulmuar edhe prindërit e tij në banesë të cilët janë dërguar për mjekim në spital. Ende nuk dihen shkaqet e këtij krimi të rëndë ndërsa çifti jetonte prej vitesh në SHBA. 

Autoritetet thanë se Muhaj dhe Alessia u gjetën disa orë më vonë në automjetin e tij dhe ai u arrestua menjëherë.  Ndërsa vajza, Alessia thuhet se u ribashkua me anëtarët e tjerë të familjes.

Pas incidentit, një anëtar i komunitetit ka organizuar një fushatë GoFundMe në emër të familjarëve për të ndihmuar në pagesën e shpenzimeve të funeralit dhe për të mbështetur vajzën 8-vjeçare të Suela Saliajt. Mbledhja e fondeve që kërkon 100,000 dollarë ka mbledhur gati gjysmën e shumës. Deri në momentin kur është shkruar ky lajm, janë grumbulluar 47,561 dollarë.

suela saliaj renato muhaj vrasje

Sondazh

Poll