Aktualitet

Para 15 vitesh vrau ish-oficerin e policisë, prokuroria i kërkon Britanisë ekstradimin e Donald Hoxhës

Për vrasjen e Roland Rexhepit janë denuar Marjus Tafa dhe Armando Llakaj, ndërsa po gjykohet Florind Shabani.

31 Janar 2024, 12:32 Nga r.ll
Para 15 vitesh vrau ish-oficerin e policisë, prokuroria i kërkon
foto ilustruese

TIRANË- Prokuroria i ka kërkuar Britanisë së Madhe të ekstradojë drejt Shqipërisë Donald Hoxhën, i cili dyshohet si i përfshirë në vrasjen e Roland Rexhepit në 2009 në Elbasan.

Gazetarja Klodiana Lala raporton se Hoxha i cili ishte 18-vjeç në kohën e vrasjes u arrestua në Britaninë e Madhe. Për vrasjen e Roland Rexhepit janë denuar Marjus Tafa dhe Armando Llakaj, ndërsa po gjykohet Florind Shabani.

Roland Rexhepi ish-oficer policie u qëllua për vdekje poshtë shtëpisë së tij në lagjen Vullnetari në Elbasan.

donald hoxha britani roland rexhepi

Sondazh

Poll