Aktualitet

I akuzuar për vrasje dhe shpërthim me eksploziv/ Mik i Alket Rizait, kush është Ralf Feruku që arrestua në aeroportin e Athinës?

Feruku u arrestua nga policia më 29 janar 2021 në Lamia në një automjet të blinduar ku ndodhej në shoqërinë e Alket Rizait, i cili kishte dalë për pesë ditë me leje nga burgu.

31 Janar 2024, 11:56 Nga r.ll
I akuzuar për vrasje dhe shpërthim me eksploziv/ Mik i Alket Rizait,
ralf feruku

GREQI- Autoritetet greke kanë arrestuar në aeroportin e Athinës ditën e djeshme 48-vjeçarin shqiptar Ralf Feruku. Shqiptari ishte i shpallur në kërkim për vrasjen Aleks Maksim Rapo dhe plagosjen e Maria Shkëlqim Lamja.

Ngjarja ndodhi në kilometrin e 50 të aksit që lidh aerodromin me qendrën e Athinës. Viktimat ndodheshin në automjetin e markës Smart me targë IMT 2460 në kohën që një sasi eksplozivi shpërtheu duke e lënë të vdekur në vend Rapon dhe plagosi rëndë Maria Lamjan.

Feruku u arrestua nga policia më 29 janar 2021 në Lamia në një automjet të blinduar ku ndodhej në shoqërinë e Alket Rizait, i cili kishte dalë për pesë ditë me leje nga burgu.

Në momentin e kapjes, policia zbuloi se ndaj Ferukut rëndonte një urdhër arresti si i dyshuar për bashkëpunim në vrasjen e Roland Shembitrasit dhe Gjergji Kapajt në “Joy Bar” në Glifadha në 8 tetor 2017. Ai pretendohet se shkoi në “Joy”, ku edhe kishte lënë një takim me pronarët. Me ta dyshohet se kishte mosmarrëveshje lidhur me çështje të trafikut të drogës.

Në debat e sipër me ta, ai qëlloi të paktën 4 herë me armën e tij, duke shënjestruar dy pronarët, por vrau vetëm një dhe plagosi tjetrin. Bashkë me ta, nga plumbat u prekën edhe dy klientë, të cilët fatmirësisht shpëtuan. Nga të shtënat humbi jetën Roland Shëmbitrasi, ndërsa i plagosur mbetir Gjergji Kapaj.

Pas arrestimit në janar, Feruku u mbajt ne burg deri në 12 prill 2021, kur u lirua me urdhër të prokurorit pa asnjë masë sigurimi dhe u deportua në Shqipëri.

ralf feruku alket rizai

Sondazh

Poll