Aktualitet

U konfliktua me dy vëllezër në një lokal, arrestohet i riu në Elbasan, kishte thyer dhe xhamin e derës së lokalit

Sipas njoftimit të policisë i riu ishte në gjendje të dehur dhe kishte thyer edhe derën prej xhami të lokalit.

31 Janar 2024, 11:39 Nga N.F
U konfliktua me dy vëllezër në një lokal, arrestohet i riu
Foto ilustruese

ELBASAN- Një 28-vjeçar është vënë në pranga pasi ështe konfliktuar me dy vëllezër në një lokal në Elbasam. Sipas njoftimit të policisë i riu ishte në gjendje të dehur dhe kishte thyer edhe derën prej xhami të lokalit. Ngjarja ka ndodhur në ambientet e një lokali, në lagjen “5 Maji”.

Njoftimi i plotë:

Elbasan/ Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan, menjëherë pas marrjes së njoftimit për një konflikt mes disa shtetasve, në ambientet e një lokali, në lagjen “5 Maji”, kanë organizuar punën dhe kanë shkuar në këtë adresë, me qëllim sqarimin e rrethanave të konfliktit dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të shtetasve përgjegjës.

Si rezultat i veprimeve të shpejta policore u bë kapja dhe arrestimi i shtetasit O. S., 28 vjeç, banues në Elbasan, pasi duke qenë në gjendje të dehur, në ambientet e lokalit, është konfliktuar fizikisht, për motive të dobëta, me shtetasit I. M., A. M. dhe B. M. (vëllezër), si dhe ka thyer xhamin e derës së këtij lokali. Gjithashtu, në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për 3 shtetasit e tjerë të përfshirë në konflikt, I. M., 31 vjeç, A. M., 22 vjeç dhe B. M., 33 vjeç, banues në Elbasan.

elbasan arrestim konflikt

Sondazh

Poll