Aktualitet

Ditëlindja u kthye në mort/ Këto janë dy adoleshentet që vdiqën në aksident, trupat fluturuan jashtë makinës, ajo që f

10 Nëntor 2019, 16:53 Nga DOSJA
Ditëlindja u kthye në mort/ Këto janë dy adoleshentet

TIRANËDosja.al ka mësuar identitetet e dy adoleshenteve të cilat humbën jetën në askidentin tragjik që ndodhi mesnatën e kaluar pranë fshatit Bërzhitë.

Mësohet se dy viktimat janë Suada Serani dhe Denata Tarja, të cilat ndërruan jetë në vend pas përplasjes së mjetit me pemën në askin e vjetër Tiranë- Elbasan.

Trupat e dy adoleshenteve të ndjera janë gjetur anash rrugës në trotuar dhe kishin flutuar jashtë makinës për shkak të shpejtësisë me të cilën udhëtonte drejtuesi Françesk Shaba, tashmë i arrestuar.

Shaba, i papajisur me lejen e drejtimit, kishte marrë një shokun e tij, dy viktimat Seranin dhe Tarjën, dhe vajzën 14 vjeçe e cila kishte ditëlindjen. Ata ishin nisur për të festuar për 14-vjeçaren e cila tashmë ndodhet në spital, por gjatë kthimit festa u kthye në mort pasi nga shpejtësia me të cilën udhëtonte Shaba, makina “Alfa Romeo”, në pronësi të babait të 18-vjeçarit, u përplas me një pemë.

Dy 17-vjeçaret vdiqën në vend, ndërsa tre të tjerët mbetën të plagosur. Shaba, 18 vjeç tashmë është i arrestuar dhe akuzohet për “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor “ dhe “Drejtim i mjetit në mënyrë të parregullt”.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet aksidenti me dy te vdekura ne berzhite denada tarja francesko shaba suada serani aksidenti me dy te vdekura ne berzhite denada tarja francesko shaba suada serani

Sondazh

Poll