Aktualitet

Kanosi punonjësin e policisë, arrestohet 43-vjeçari në Shkodër, kishte ndërtuar edhe një objekt pa leje

Sipas njoftimit të policisë një 43-vjeçar me inicialet F. K. është arrestuar pasi ka kanosur një efektiv të policisë.

31 Janar 2024, 10:54 Nga N.F
Kanosi punonjësin e policisë, arrestohet 43-vjeçari në
Foto ilustruese

SHKODËR- Dy persona janë vënë në pranga dhe dy të tjerë janë proceduar në Shkodër për vepra të ndryshme. Sipas njoftimit të policisë një 43-vjeçar me inicialet F. K. është arrestuar pasi ka kanosur një efektiv të policisë. Ai gjithashtu kishte ndërtuar një objekt pa leje.

I arrestuari tjetër u vendos në pranga pasi ka ushtruar dhunë në familje. Dy malazezë jane proceduar penalisht pasi po tentonin te futeshin në vendin tonë.

Njoftimi i policisë:

DVP Shkodër/Vihen në pranga 2 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 2 të tjerë, për vepra penale të ndryshme. Oficerët e Policisë Gjyqësore të Komisariatit të Policisë Shkodër arrestuan shtetasin F. K., 43 vjeç, banues në fshatin Dajç, pasi ka kanosur një punonjës policie dhe ka ndërtuar një objekt, pa lejen përkatëse.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër ndaluan shtetasin L. N., 47 vjeç, banues në Shkodër, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Dhuna në familje”. Specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Shkodër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit malazez E. B., 33 vjeç dhe M. P., 34 vjeç, të dy banues në Tuz, Mali i Zi, pasi janë kapur nga punonjësit e Policisë Kufitare të SPKM Grabom, duke hyrë në territorin e Republikës së Shqipërisë, në mënyrë të paligjshme. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

policia kanosje arrestim shkoder

Sondazh

Poll