Aktualitet

KPA ndryshon vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, konfirmon në detyrë gjyqtaren Mariana Shegani

Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Ina Rama kryesuese, Rezarta Schuetz relatore, Albana Shtylla, Mimoza Tasi, Sokol Çomo anëtarë, shpalli vendimin për çështjen që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Mariana Shegani kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit qw e kishte shkarkuar nga detyra.

31 Janar 2024, 10:32 Nga N.F
KPA ndryshon vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit,
Mariana Shegani

TIRANË- Kolegji i Posaçëm i Apelimit ditwn e sotme ka konfirmuar në detyrë gjyqtaren e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, Mariana Shegani. Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Ina Rama kryesuese, Rezarta Schuetz relatore, Albana Shtylla, Mimoza Tasi, Sokol Çomo anëtarë, shpalli vendimin për çështjen që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Mariana Shegani kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit qw e kishte shkarkuar nga detyra.

Në përfundim të gjykimit, trupi gjykues, vendosi ndryshimin e vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit Sheganin.

Njoftim vendimi

Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Ina Rama kryesuese, Rezarta Schuetz relatore, Albana Shtylla, Mimoza Tasi, Sokol Çomo anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr. 18/2021, datë 14.04.2021, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Mariana Shegani (Dedi) kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 350, datë 23.02.2021. Në përfundim të gjykimit, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “b” e ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, me shumicë votash, vendosi:

Ndryshimin e vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, nr. 350, datë 23.02.2021 dhe konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, znj. Mariana Shegani (Dedi). Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm. U shpall në Tiranë, më datë 30.01.2024.

mariana shegani kolegji i posaçëm i apelimit gjyqtare

Sondazh

Poll