Aktualitet

Përshtati lokalin për organizmin e lojërave të fatit, vihet në pranga 45-vjeçari në Lushnje

Ai akuzohet për veprat penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”.

31 Janar 2024, 10:01 Nga r.ll
Përshtati lokalin për organizmin e lojërave të fatit, vihet
foto nga arrestimi

LUSHNJE- Një 45-vjeçar është arrestuar në Lushnje në kuadër të operacionit policor "Sundimi i Ligjit". I arrestuari kishte përshtatur lokalin që kishte në pronësi, për organizim të kundërligjshëm të lojërave të fatit.

Ai akuzohet për veprat penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”.

NJOFTIMI I POLICISË:

Vijon megaoperacioni policor i koduar “Sundimi i ligjit”.

Kishte përshtatur lokalin që kishte në pronësi, për organizim të kundërligjshëm të lojërave të fatit, arrestohet në flagrancë 45-vjeçari.

Sekuestrohet kompjuteri që shërbente për lojërat.

Si rezultat i administrimit të shpejtë të inteligjencës policore, të siguruar në vijim të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, me qëllim parandalimin, konstatimin dhe goditjen e rasteve të organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë ndërhynë në një tjetër lokal të përshtatur për këtë veprimtari.

Në ambientet e lokalit në fshatin Barbullinjë, shërbimet e Policisë arrestuan në flagrancë pronarin, shtetasin L. C., 45 vjeç, banues në këtë fshat, si dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një kompjuter që shërbente për lojëra fati.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”.

lushnje

Sondazh

Poll