Aktualitet

Tentuan të zhvatnin 150 mijë euro nga një grua në Spanjë, shkatërohet banda shqiptaro-spanjolle, në pranga 4 persona

Mësohet se grupi i udhëhequr nga një spanjoll i kishin kërkuar një gruaje një pagesë prej 150,000 eurove ku pretendonin se bashkëshortit i saj i ndjerë ua kishte borxh.

31 Janar 2024, 09:36 Nga N.F
Tentuan të zhvatnin 150 mijë euro nga një grua në
Foto ilustruese

SPANJË- Autoritet spanjolle kanë shkatërruar një bandë kriminale shqiptaro-spanjolle pasi zhvatën një grua. Mësohet se grupi i udhëhequr nga një spanjoll i kishin kërkuar një gruaje një pagesë prej 150,000 eurove ku pretendonin se bashkëshortit i saj i ndjerë ua kishte borxh. Nga operacioni i kryer u arrestuan 4 persona mes tyre tre shqiptarë.

Të gjithë të arrestuarit u lanë në burg pasi dolën para gjykatësit. Sipas Gardës Civile autorët akuzohen për krime të zhvatjes, krimi i vazhdueshëm të grabitjes me forcë, dëmtimit, falsifikimit të dokumenteve, armëmbajtjes pa leje, falsifikimit të valutës dhe përkatësisë në një bandë kriminale.

Tetorin e kaluar një grua filloi të merrte mesazhe kërcënuese përmes ëhatsApp-it në numrin e telefonit të bashkëshortit të saj të ndjerë nga një numër telefoni me prefiks anglez, duke kërkuar pagesën e 150 mijë eurove. Hetuesit e Gardës Civile u vendosën në mënyrë strategjike dhe vepruan pikërisht kur gruaja u dha paratë që kërkuan. Në fillim, dy nga anëtarët e grupit u arrestuan, ndërsa dy të tjerët me të parë agjentët u larguan dhe u arrestuan pak më pas në një qendër të njohur tregtare.

spanje zhvatje arrestim shqiptare

Sondazh

Poll