Aktualitet

Kishin përshtatur ambiente për lojra fati, arrestohen 5 persona në Tiranë

Sipas njoftimit të policisë të arrestuarit vinin baste për mes telefonave.

31 Janar 2024, 08:53 Nga N.F
Kishin përshtatur ambiente për lojra fati, arrestohen 5 persona
Baste sportive

TIRANË- Pesë persona janë vënë në pranga ditën e sotme në Tiranë pasi kishin përshtatur disa ambiente për lojëra fati. Sipas njoftimit të policisë të arrestuarit vinin baste për mes telefonave. Nga ky operacion janë sëkuestruar 7 celularë që shërbenin për vënien e basteve sportive. 5 të arrestuarit janë të moshës 25 deri në 38-vjeç.

Njoftimi i plotë:

DVP Tiranë/ Sektori për Hetimin e Krimeve Kibernetike finalizon pas një pune të mirëfilltë hetimore, operacionin policor të koduar "Shady snake". Vihen në pranga 5 shtetas të cilët kishin përshtatur ambientet e disa subjekteve, për organizimin e lojërave të fatit, si dhe ushtronin veprimtarinë e paligjshme të vënies së basteve sportive, nëpërmjet celularëve. Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale, 7 celularë që shërbenin për vënien e basteve sportive.

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Kibernetike, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e veprimtarive të kundërligjshme në fushën e lojërave të fatit, pas një pune të mirëfilltë hetimore, kanë finalizuar operacionin policor të koduar "Shady snake". Në kuadër të këtij operacioni u arrestuan shtetasit R. J., 25 vjeç, B. M., 36 vjeç, M. F., 38 vjeç, K. B., 30 vjeç, dhe Q. Sh., 42 vjeç, të gjithë banues në Tiranë. Gjatë kontrolleve të ushtruara në disa subjekte të vëna në dispozicion për organizimin e lojërave të fatit, u konstatuan këta shtetas, në celularët e të cilëve shërbimet e Policisë gjetën faqe dhe linqe që shërbenin për vënien e basteve sportive. Gjatë operacionit u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 7 celularë që shërbenin për këtë veprimtari të paligjshme. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

baste arrestime tirane policia

Sondazh

Poll