Aktualitet

Aksident në Elbasan, përplasen 2 mjete, 3 të lënduar

Mësohet se dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin dhe për pasojë një nga drejtuesit e mjeteve dhe dy pasagjerë kanë marrë lëndime në trup.

30 Janar 2024, 19:33 Nga M.B
Aksident në Elbasan, përplasen 2 mjete, 3 të lënduar
Foto ilustruese

ELBASAN- Një aksident është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Elbasan-Librazhd. Mësohet se dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin dhe për pasojë një nga drejtuesit e mjeteve dhe dy pasagjerë kanë marrë lëndime në trup. Bëhet me dije se të lënduarit janë dërguar në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e shkaqeve.

aksident elbasan

Sondazh

Poll