Aktualitet

Tentoi të vjedhë biçikletën, si e pëson i riu shqiptar teksa u fsheh në një vagon treni (Emri)

10 Nëntor 2019, 16:03 Nga DOSJA
Tentoi të vjedhë biçikletën, si e pëson i riu

ITALI- Një 24- vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane, pasi u kap duke tentuar të vidhte një biçikletë elektrike, e cila ishte e lidhur me zinxhir në një nga rrugët e qytetit.

Karabinierët italianë arritën të arrestojnë në flagrancë shqiptarin, Orjal Meçaj 24 vjeç, ndërsa kanë prangosur dhe një shtetas nga Maroku, 37-vjeçarin Miloud Tahiri.

Sipas raportimit të “Ilcorrierino”, i riu shqiptar dhe marokeni ishin të njohur për policinë për raste të vjedhjeve të rënda.

Për t’i shpëtuar karabinierëve, të dy u strehuan në njërën prej vagonave periferike të parkuar në stacionin Sant’Agnello.

Edhe pse dy të dyshuarit tentuan që të ikin me vrap prej policisë, ata janë arrestuar shumë shpejt, pasi policia bëri kontrollin në tren dhe i prangosi të dy hajdutët.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet shqiptari itali orjal meçaj vjedhje ne itali arrestohet shqiptari itali orjal meçaj vjedhje ne itali

Sondazh

Poll