Aktualitet

Vrasja e Pjerin Xhuvanit, shtyhet seanca ndaj Arbër Paplekajt dhe personave të tjerë

Mësohet se seanca u shty pasi avokatja e familjarëve të Pjerin Xhuvanit, nuk ishte njoftuar në rrugë zyrtare për seancën e kësaj të marte.

30 Janar 2024, 15:44 Nga M.B
Vrasja e Pjerin Xhuvanit, shtyhet seanca ndaj Arbër Paplekajt dhe personave
Pjerin Xhuvani dhe Arbër Paplekaj

TIRANË- Seanca në Gjykatën e Apelit të Përgjithshëm ndaj Arbër Paplekajt dhe personave të tjerë në lidhje me vrasjen e Pjerin Xhuvanit në prill të 2021, është shtyrë për në 14 shkurt në orën 12:30. Mësohet se seanca u shty pasi avokatja e familjarëve të Pjerin Xhuvanit, nuk ishte njoftuar në rrugë zyrtare për seancën e kësaj të marte. Paplekaj është dënuar me 22 vite burg nga gjykata e Shkallës së Parë në Elbasan për ‘vrasje në rrethana cilësuese’. Ai nuk ishte i pranishëm në seancën e së martës, ndërsa mbrohej nga avokati Marash Martini. Po ahtu bëhet me dije se Prokurori kërkoi njoftimin edhe njëherë të një prej personave që mbeti i plagosur gjatë konfliktit që ndodhi pak ditë para zgjedhjeve të përgjithshme që u mbajtën në prill të vitit 2021.

Pjesë e këtij procesi janë edhe dy nën ish-drejtorët e policisë së Elbasanit, Albert Nushi e Nikollaq Palla, që u dënuan për shpërdorim detyre me 16 muaj shërbim prove, po ashtu dhe 6 efektivët e forcave Shqiponja të cilët kanë marrë të njëjtin dënim për akuzën e shpërdorimit të detyrës.

pjerin xhuvani arber paplekaj

Sondazh

Poll