Aktualitet

Emigruan në SHBA pasi fituan llotarinë amerikane, banorët e fshatit ku u rrit Suela Saliaj në lot: Ishte vajzë shumë e mirë

Ngjarja u regjistrua rreth orës 3 të mëngjesit të së hënës në Florida ndërsa lajmi i zi u përhap me shpejtësi edhe në vendin tonë.

30 Janar 2024, 14:38 Nga N.F
Emigruan në SHBA pasi fituan llotarinë amerikane, banorët e
Suela Saliaj

SHBA- Vrasja e 32-vjeçares shqiptare, Suela Saliaj ka tronditur Floridën por edhe Shqipërinë. Saliaj u vra nga bashkëshorti i saj Renato Muhaj ku më pas ai rrëmbëu edhe vajzën e tyre. Ngjarja u regjistrua rreth orës 3 të mëngjesit të së hënës në Florida ndërsa lajmi i zi u përhap me shpejtësi edhe në vendin tonë. Ngjarja ka tronditur banorët e fshatit Ngraçan në Mallakastër, ku e viktima kaloi fëmijërinë para se të largohej në emigracion.

Banorët me lot në sy rrëfejnë se 32-vjeçarja dhe familja e saj ishin njerëz tepër të nderuar në zonë dhe nuk mendonin kurrë se martesa e saj do te kishte një fund të tillë tragjik.

“Një vajzë shumë e mirë, jemi rritur me babain e saj këtu. Dimë që ata kishin një vit e ca të ndarë. Muka ishte infermier këtu në fshat dhe i doli lotaria ameikane”, tha një prej banorëve të fshatit.

Nje banore tregon se 32-vjeçarja ishte rritur së bashku me vajzat e saj, ndërkohë që ende ruanin lidhjet në rrjetet sociale.

“Jemi ndjerë shumë keq, kam qarë. Bile vajza ka hedhur dhe një foto në Instagram, ajo ma dha lajmin. Pastaj mora dhe një shoqen time për t’u siguruar se nuk më besohej. Janë rritur bashkë me vajzat e mia dhe kanë vijuar të mbajnë kontakte në rrjete sociale. Për pjesën e marrëdhënies me bashkëshortin nuk e di. Por vajza më tha se kishte më shumë se 1 vit që i kishte hequr fotot me burrin dhe mendoj që mund të jetë ndarë. Punonte në bankë, ishte vajzë shumë e mirë dhe kishte marrë certifikata të ndryshme. Ai si duket ka vajtur të marrë vajzën, nuk e di si ka ndodhur”, tha një banore e fshatit Ngraçan.

Shtëpia e familjes Saliaji është mbyllur prej vitesh pasi aty nuk banon askush. Banorët u shprehën se babai i viktimës ishte infermier në fshat dhe emigraoi në SHBA përmes lotarisë amerikane. Saliaj u gjet e vdekur brenda në banesë pas raportimeve për zhdukjen e vajzës së saj. Akoma më tronditëse ështe se pas vrasjes së shqiptares dhe zhdukjes së vajzës së saj qëndron bashkëshorti, Renato Muhaj. 34-vjeçari shqiptar pasi ka vrarë gruan më pas ka rrëmbyër vajzën e tyre të mitur. Sipas policisë, Muhaj ka sulmuar edhe prindërit e tij në banesë të cilët janë dërguar për mjekim në spital. Ende nuk dihen shkaqet e këtij krimi të rëndë ndërsa çifti jetonte prej vitesh në SHBA. 

shba vrasje renato muhaj suela saliaj

Sondazh

Poll