Aktualitet

Përfitoi para pasi mashtroi pronarët e tre bizneseve, arrestohet 34-vjeçarja në Korçë (EMRI)

Përmes mashtrimit, 34-vjeçarja ka përfituar në 160 000 lekë të rinj.

30 Janar 2024, 14:36 Nga r.ll
Përfitoi para pasi mashtroi pronarët e tre bizneseve, arrestohet
policia e korces

KORÇË- Një 34-vjeçare është arrestuar në Korçë pasi ka përfituar shuma të ndryshme parash dhe duke mashtruar pronaret e tre bizneseve.

Përmes mashtrimit, 34-vjeçarja ka përfituar në 160 000 lekë të rinj. Rezart Laçka akuzohet për veprën penale "Mashtrimi".

NJOFTIMI I POLICISË:

DVP Korçë/Përfitoi shuma të ndryshme parash, duke mashtruar pronaret e tre bizneseve, kapet dhe vihet në pranga 34-vjeçarja.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq, në vijim të punës për dokumentimin e plotë të ngjarjeve të ndodhura dy javët e fundit në Korçë dhe Maliq, ku një shtetase kishte përfituar shuma parash nga pronaret e tre bizneseve, duke i mashtruar ato, koordinuan veprimet me qëllim kapjen e kësaj shtetaseje dhe vënien e saj përpara  përgjegjësisë penale.

Si rezultat, u kap dhe u ndalua shtetasja në kërkim R. L., 34 vjeçe, banuese në Korçë, pasi Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë ka urdhëruar ndalimin e saj, për veprën penale “Mashtrimi”.

Nga hetimet e kryera rezulton se 34-vjeçarja ka shkuar në bizneset e shtetaseve F. M., I. F. dhe M. D., në qytetin e Korçës dhe në fshatin Pirg, Maliq, dhe dyshohet se nëpërmjet mashtrimit ka përfituar prej tyre, në total 160 000 lekë të rinj.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

korce rezarta lacka

Sondazh

Poll