Aktualitet

Shkatërrohet banda shqiptaro-rumune në Itali, arrestohen 5 persona, furnizonin Firencen me drogë

Nga ku operacion dy janë arrestuar dhe tre të tjerët janë lënë në arrest shtëpia.

30 Janar 2024, 14:07 Nga N.F
Shkatërrohet banda shqiptaro-rumune në Itali, arrestohen 5 persona,
Paratë e sekuestruara

ITALI- Një bandë kriminale është shkatërruar pas operacionit të zhvilluar në Firence dhe Pratos ku u vunë në pranga 5 presona. Nga ku operacion dy janë arrestuar dhe tre të tjerët janë lënë në arrest shtëpia. Në mesin e trafikuesve ka edhe shqiptarë.

Gjatë hetimeve u sekuestruan 5 kilogramë kokainë, 100 kilogramë marijuanë dhe hashash, së bashku me 676 mijë euro cash, si dhe dy pistoleta dhe 500 gëzhoja të kalibrit 9x21. Banda kishte krijuar bazën e saj operacionale në Prato dhe dërgonte sasi të mëdha kokaine, hashash dhe marihuanë në Firences dhe më pas e trafikonte në të gjithë Toskanën. Banda ka qenë shumë aktive edhe pse më parë disa persona të grupit kanë rënë në pranga.

itali bande kriminale firence

Sondazh

Poll