Aktualitet

Në fuqi që nga 16 janari, dyfishohen tarifat e shërbimeve për lejet e drejtimit

Në shkresën e miratuar nga Ministria e Infrastrukturës dhe e firmosur nga Drejtoria e Përgjithshme të Transportit Rrugor bëhet më dije se kanë hyrë në fuqi tarifat e reja për shërbimet e lejedrejtimeve.

30 Janar 2024, 13:56 Nga N.F
Në fuqi që nga 16 janari, dyfishohen tarifat e shërbimeve
Foto ilustruese

TIRANË- Që nga 16 Janari tarifat e shërbimeve për patentat janë dyfishuar. Në shkresën e miratuar nga Ministria e Infrastrukturës dhe e firmosur nga Drejtoria e Përgjithshme të Transportit Rrugor bëhet më dije se kanë hyrë në fuqi tarifat e reja për shërbimet e lejedrejtimeve.

Sipas shkresës që disponon News24 bëhët me dije se për të marrë patentën nësë nuk e ke marrë me provimin e parë nëse paguhej 400 lekë tashmë duhet të paguash 1200 lekë. Po ashtu edhe për riprovimin e testit të praktikës kur më parë do paguaje 500 lekë tashmë do të paguash 4-fish më shumë.

Për t’u pajisur me leje drejtimi për të gjitha kategoritë nga 3500 lekë tashmë do paguhet 4500 lekë. Edhe një sërë shërbimesh të tjera për patentat janë dyfishuar, si pajisja me leje drejtimi ndërkombëtare, pajisja me “Leje” dhe provim kualifikimi teorik pas humbjes totale të pikëve ose heqjes së lejedrejtimit, por edhe për autoshkollat për detyrimet që kanë për ushtrimin e aktivitetit.

patente tarifa drejtoria e përgjithshme të transportit rrugor

Sondazh

Poll