Aktualitet

54 kilogramë drogë brenda në makinë, arrestohen tre të rinj në Janinë, dyshohet se malli vinte nga Shqipëria

Policia greke pasi ka pikasur një automjet të dyshimtë në Janinë e ka ndaluar dhe mës pas ka kryer kontrolle të cilat nxorrën në dritë pakot e drogës.

30 Janar 2024, 12:42 Nga N.F
54 kilogramë drogë brenda në makinë, arrestohen tre të
Droga e sekuestruar

GREQI- Tre persona janë vënë në pranga në Janinë pasi u gjetën brenda një makinë u gjetën 54 kg marijuanë e papërpunuar. Policia greke pasi ka pikasur një automjet të dyshimtë në Janinë e ka ndaluar dhe mës pas ka kryer kontrolle të cilat nxorrën në dritë pakot e drogës.

Të arrestuarit janë shoferi i mjeti dhe dy të rinjë të tjerë të cilët informonin të arrestuarin nëse gjatë rrugës kishte polici. Policia veç drogës sekuestroi edhe 415 euro dhe 5 celularë. Prej fillimit të vitit policia greke ka sekuestruar rreth 315 kg marijuanë që dyshohet se vinte nga Shqipëria.

greqi janine droge

Sondazh

Poll