30 Janar 2024, 11:24
Nga N.F
Foto ilustruese
QAFË BOTË- Një 61-vjeçar armen është vënë në pranga në Qafë Botë në tentativë për tu futur në Shqipëri. Sipas njoftimit të policisë armeni ishte i shpallur në kërkim prej 12 vitesh nga Rusia për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike.
Më tej bëhët me dije se armenit në vitin 2012 i ishte caktuar masa arrest me burg ndërsa pas arrestimit pritet të kryhet ekstradimi drejt Rusisë.
Njoftimi i plotë:
PKK Qafë Botë/Verifikime të hollësishme, për të ndaluar shtetasit e shpallur në kërkim që tentojnë të hyjnë apo të dalin nga Republika e Shqipërisë. Tentoi të hynte në territorin e vendit tonë, ndërkohë që ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar prej 12 vjetësh, nga autoritetet ruse, për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike, arrestohet me qëllim ekstradimin, 61-vjeçari armen, Karen Shakaryan.
Si rezultat i kontrolleve dhe intervistimeve të detajuara në hyrje/dalje dhe i shkëmbimit të informacioneve me Interpol Tiranën, shërbimet e Policisë Kufitare Qafë Botë, në bashkëpunim me shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, kanë kapur dhe vënë në pranga, në hyrje të vendit, shtetasin e shpallur në kërkim ndërkombëtar: -K. Sh., 61 vjeç, me shtetësi armene dhe me vendbanim në Greqi.
Gjykata e Solnechnogorsk, Moskë, Rusi, me vendimin e datës 25.05.2012, i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për kryerjen e veprës penale "Prodhim dhe shitja e lëndëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal i Rusisë. Vijojnë procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi, në Rusi. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme.
arrestim drog rusi ekstradim
Aktualitet
30 Janar 2024, 10:56
r.ll
foto ilustruese
ITALI- Një ngjarje e rëndë, raportohet se ka ndodhur në Itali, ku një 18-vjeçar shqiptar ka luftuaer m...
Aktualitet
30 Janar 2024, 10:57
N.F
Foto ilustruese
DURRËS- Gjykata e Durrësit ka lënë arrest me burg për 50-vjeçarin i cili qëlloi me armë zjarri mb...
Aktualitet
30 Janar 2024, 10:44
N.F
Foto ilustruese
KURBIN- 25-vjeçari Geri Lika ështe vënë në pranga në Kurbin pasi ai në bashkëpunim me babain e ti...
Aktualitet
30 Janar 2024, 10:33
N.F
Foto ilustruese
KUKËS- Një 32-vjeçar është vënë në pranga ditën e sotme pasi ka drejtuar mejtin e tij në...
Aktualitet
30 Janar 2024, 10:29
r.ll
pamje nga vendngjarja
TIRANË- Nga shpërthimi me lëndë plasëse në zyrën e noterisë së Esmeralda Dautit në ...
Aktualitet
30 Janar 2024, 10:16
r.ll
baste sportive
TIRANË- Tetë persona janë vënë në pranga në Tiranë,pasi ushtronin veprimtarinë e jashtëlig...
Aktualitet
30 Janar 2024, 10:07
N.F
Shqiptarja e vrarë në Florida
SHBA- Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Florida të SHBA-ve ku mbeti ...
Aktualitet
30 Janar 2024, 09:42
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sot...
Aktualitet
30 Janar 2024, 09:31
r.ll
foto nga arrestimi
ELBASAN- Policia ka arrestuar katër persona në Elbasan në kuadër të megaoperacionit “Tempulli 2”. T...
Aktualitet
30 Janar 2024, 09:23
N.F
Pamje nga akulli në rrugë
BURREL- Rënia e temperaturave që në ditët e para të janarit "paralizuan" disa qytete duke...