Aktualitet

TRAGJIKE! Ra nga kofano e makinës teksa po filmonte video për "Tik Tok", i riu shqiptar ndërron jetë pas 9 ditësh në spital (EMRI)

Lorenzo u rrëzua nga makina në tokë, duke pësuar një dëmtim të rëndë në kokë. Sipas hetimeve, djali ka rënë pasi ka humbur ekuilibrin për shkak të një manovre të rrezikshme të kryer nga kushëriri i tij.

30 Janar 2024, 10:56 Nga r.ll
TRAGJIKE! Ra nga kofano e makinës teksa po filmonte video për
foto ilustruese

ITALI- Një ngjarje e rëndë, raportohet se ka ndodhur në Itali, ku një 18-vjeçar shqiptar ka luftuaer mes jetës dhe vdekjes për nëntë ditë, i shtruar në njësinë e kujdesit intensiv të spitalit Ca'Foncello në Treviso.

Mirëpo, në orët e para të pasdites së sotme, Lorenzo Pjetrushi, ndërroi jetë. I riu shqiptar nuk arriti t'i mbijetonte  një aksidenti shumë të rëndë që ndodhi në sheshin e ambienteve sportive Cimadolmo më 20 janar, teksa ishte duke regjistruar një video për TikTok.

Sipas mediave italiane, i riu ka qenë me disa miq dhe të afërm për të festuar ditëlindjen e kushëririt të tij. Djemtë kishin vendosur të organizonin një shaka me djalin e ditëlindjes dhe 18-vjeçari ishte ngjitur në kofanon e makinës duke qëndruar në këmbë teksa makina ishte në lëvizje.

Mirëpo, kjo përfundoi në tragjedi, kur Lorenzo u rrëzua nga makina në tokë, duke pësuar një dëmtim të rëndë në kokë. Sipas hetimeve, djali ka rënë pasi ka humbur ekuilibrin për shkak të një manovre të rrezikshme të kryer nga kushëriri i tij.

Miqtë dhe familja e djalit lajmëruan menjëherë 118 dhe i riu u shtrua me urgjencë në spital në Ca' Foncello në Treviso. Megjithatë, pas nëntë ditë agonie të kaluar në reanimacionin e spitalit, 18-vjeçari ka ndërruar jetë. Nuk mund të përjashtohet që çështja tani mund të ketë implikime kriminale me Zyrën e Prokurorit të Trevisos që mund të hapë një hetim. Në fakt, policia ka ndërhyrë në vendngjarje për të kryer të gjitha hetimet e nevojshme.

“Ka një pikëllim të madh në komunitet për këtë episod shumë të dhimbshëm”, komentoi kryebashkiaku i Ormelle, Andrea Manente, i cili donte të shprehte afërsinë dhe ngushëllimet për familjen. E gjithë kjo ndodhi gjatë një momenti feste. Jemi pranë prindërve dhe të afërmve të këtij djali që humbi jetën në rrethana tragjike.

lorenzo pjetrushi itali

Sondazh

Poll