Aktualitet

Plagosi fqinjin se e shqetësonte zhurma, gjykata e Durrësit lë në burg 50-vjeçarin

Ngjarja u regjistrua të enjtën mbrëma në lagjen 4 në Durrës pas një konflikti çasti për zhurmat që vinin nga apartamenti i 40-vjeçarit.

30 Janar 2024, 10:57 Nga N.F
Plagosi fqinjin se e shqetësonte zhurma, gjykata e Durrësit lë
Foto ilustruese

DURRËS- Gjykata e Durrësit ka lënë arrest me burg për 50-vjeçarin i cili qëlloi me armë zjarri mbi fqinjin e tij. Ngjarja u regjistrua të enjtën mbrëma në lagjen 4 në Durrës pas një konflikti çasti për zhurmat që vinin nga apartamenti i 40-vjeçarit. Pas ngjarjes 50-vjeçari u largua dhe pas negociatave me familjarët u dorëzua në polici pas 20 orësh.

Gjyqtarja Entela Shedula gjatë sëancës ë sotme ka dëgjuar palët dhe më pas ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për 50-vjeçarin.

 

gjykata e durresit burg plagosje

Sondazh

Poll