Aktualitet

EMRAT/ Vidhnin armë dhe bizhuteri, arrestohet 25-vjeçari në Kurbin, shpallet në kërkim babai i tij

Gjithashtu është shpallur në kërkim babai i 25-vjeçarit Zyhdi Lika.

30 Janar 2024, 10:44 Nga N.F
EMRAT/ Vidhnin armë dhe bizhuteri, arrestohet 25-vjeçari në
Foto ilustruese

KURBIN- 25-vjeçari Geri Lika ështe vënë në pranga në Kurbin pasi ai në bashkëpunim me babain e tij vidhnin armë dhe bizhuteri. Gjithashtu është shpallur në kërkim babai i 25-vjeçarit Zyhdi Lika.

Gjatë operacionit janë sekuestruar arme dhe bizhuteru të vjedhura. Sipas njoftimit të policisë janë zhvilluar kontrolle edhe në banesë ku janë sekuestruar edhe dy automjete dhe dy targa franceze të cilat dyshohet se janë të vjedhura.

Njoftimi i plotë:

Kurbin/Vijon zbatimi i masave të përcaktuara në planin operacional mbarëkombëtar “Sundimi i ligjit”. Finalizohet falë inteligjencës policore operacioni i koduar “Gold and Guns”. Operacioni nga Komisariati i Policisë Kurbin, në bashkëpunim me Forcën Kombëtare të Sigurisë (Njësia Shkodër). Sekuestrohen armë zjarri, dylbi për snajper, bizhuteri e sende të tjera të kundërligjshme. Vihet në pranga një 25-vjeçar, si dhe vijon puna për kapjen e 48-vjeçarit (babait të tij)

Në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional mbarëkombëtar “Sundimi i ligjit”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, bazuar në inteligjencën policore dhe pas një pune hetimore të ndjekur me metoda speciale në bashkëpunim me Prokurorinë, organizuan dhe finalizuan me mbështetjen e Forcës Kombëtare të Sigurisë (Njësia Shkodër), operacionin policor të koduar “Gold and Guns”. Në kuadër të operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi G. L., 25 vjeç, si dhe u shpall në kërkim babai i tij, shtetasi Z. L., 48 vjeç. Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit në banesën e këtyre shtetasve, gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 2 armë zjarri pistoleta dhe municion luftarak; 1 armë gjahu teke (Berreta) dhe një sasi fishekësh për armë gjahu; 1 palë dylbi si ato të armës së zjarrit snajper; Një sasi bizhuterish të dyshuara të vjedhura; 2 palë dylbi, 2 automjete dhe 2 targa franceze të dyshuara të vjedhura. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

kurbin arrestim arme

Sondazh

Poll