Aktualitet

I zhdukur prej dy ditësh, gjendet bariu nga Leskoviku: Isha te kushërinjtë

10 Nëntor 2019, 14:41 Nga DOSJA
I zhdukur prej dy ditësh, gjendet bariu nga Leskoviku: Isha te

TIRANË– Bariu Dhimitër Baze, i cili rezultonte i  zhdukur prej dy ditësh është gjetur në gjendje të mirë shëndetësore.

Dosja.al ka mësuar nga burime zyrtare se Laze kishte shkuar tek të afërmit e tij në fshatin Lulare, por nuk kishte njoftuar familjarët. Reth 50 efektivë policie u angazhuan për të bërë të mundur gjetjen e bariut që prej dy ditësh nuk dihej se ku ishte.

74-vjeçari ishte zhdukur dy ditë më parë pasi kishte dalë nga shtëpia për të kullotur bagëtitë në zonën e Postenit dhe nuk ishte rikthyer  më në stan.

Bagëtitë kishin gjetur rrugën e ishin rikthyer, ndërsa familjarët të shqetësuar kishin denoncuar humbjen e të afërmit të tyre, që sot u gjet në gjendje mjaft të mirë shëndetësore.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet dhimitër baze gjendet bariu nga leskoviku dhimitër baze gjendet bariu nga leskoviku

Sondazh

Poll

Aktualitet 10 Nëntor 2019, 09:14

Tiranë– Personi tjetër i dyshuar për përfshirje në atentatin e 1 nëntorit te mbikalimi i Shkozetit ndaj prokurorit Arjan Ndoji, Julian Sula, i njohur ndryshe ed...