Aktualitet

Po lëvizte me makinë në korsinë e kundërt, arrestohet 32-vjeçari në Kukës, kundërshtoi edhe punonjësit e policisë

I arrestuari gjithashtu ka kundërshtuar policisë gjatë arrestimit.

30 Janar 2024, 10:33 Nga N.F
Po lëvizte me makinë në korsinë e kundërt, arrestohet
Foto ilustruese

KUKËS- Një 32-vjeçar është vënë në pranga ditën e sotme pasi ka drejtuar mejtin e tij në drejtim të kundërt në autostradën “Milot-Morinë”. I arrestuari gjithashtu ka kundërshtuar policisë gjatë arrestimit. Sipas njoftimit të policisë i riu po qarkullonte me automjet tip “Volkswagen” në sens të kundërt të lëvizjes në autostradë dhe po rrezikonte drejtuesit e tjera. 

Njoftimi i plotë:

Kukës/Lëvizte me automjet, në sens të kundërt, dhe rrezikonte jetën e tij dhe të përdoruesve të tjerë të autostradës “Milot-Morinë”, arrestohet 32-vjeçari. Gjatë kryerjes së veprimeve procedurale, ky shtetas kundërshtoi me forcë punonjësit e Njësisë së Policisë Rrugore për Sigurinë e Autostradës. Shërbimet e Njësisë së Policisë Rrugore për Sigurinë e Autostradës “Milot-Morinë” kanë konstatuar një automjet tip “Volkswagen” që qarkullonte në sens të kundërt të lëvizjes në autostradë dhe si pasojë ishte rrezik potencial për ngjarje rrugore me pasoja. Menjëherë i janë vënë në ndjekje automjetit dhe pas ndalimit kanë identifikuar drejtuesin e tij, shtetasin D. G.

kukes arrestim korsi e gabuar

Sondazh

Poll