Aktualitet

Shpërthimi dëmtoi bizneset ngjitur dhe një makinë/ Dëshmia e noteres në Tiranë: Nuk kam probleme me njeri

Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

30 Janar 2024, 10:29 Nga r.ll
Shpërthimi dëmtoi bizneset ngjitur dhe një makinë/
pamje nga vendngjarja

TIRANË- Nga shpërthimi me lëndë plasëse në zyrën e noterisë së Esmeralda Dautit në zonën e ish-Bllokut, u dëmtuan dhe disa biznese ngjitur dhe një makinë që ishte e parkuar.

Dauti në dëshminë e saj në policia tha se nuk kishte konflikte me askënd dhe nuk e dinte se kush mund të kishte bërë. 

“Nuk kam probleme me njeri, nuk kam konflikte”, tha noterja para grupit hetimor. Dyshimet e këtyre të fundit janë se ngjarja ka ndodhur për shkak të detyrës. Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

 

shperthim ne tirane esmeralda dauti

Sondazh

Poll