Aktualitet

"Last Bet"/ Vendosnin baste sportive nëpërmjet telefonit, në pranga 8 persona në Tiranë (EMRAT)

Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale, 10 aparate celulare që shërbenin për vendosjen e basteve sportive.

30 Janar 2024, 10:16 Nga r.ll
"Last Bet"/ Vendosnin baste sportive nëpërmjet telefonit,
baste sportive

TIRANË- Tetë persona janë vënë në pranga në Tiranë,pasi ushtronin veprimtarinë e jashtëligjshme të vendosjes së basteve sportive, nëpërmjet aparateve celulare.

Arrestimi i tyre u bë kuadër të operacionit policor "Last Bet". Të arrestuar janë shtetasit Oligert Rozani, Fatjon Spahiu, Ergys Shollo, Bledar Mici, Alban Balliu, Nexhmedin Tola, Ilion Mile dhe Olsi Hasa.

Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale, 10 aparate celulare që shërbenin për vendosjen e basteve sportive.

NJOFTIMI I POLICISË:

Tiranë/Finalizohet pas një pune hetimore disamujore, operacioni policor i koduar “Last bet”.

Operacioni u zhvillua nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme për Operacionet Speciale dhe Kërkimin dhe Sektorin për Hetimit e Krimeve Kibernetike, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

Vihen në pranga 8 shtetas dhe procedohen penalisht 3 të tjerë, të cilët ushtronin veprimtarinë e jashtligjshme të vendosjes së basteve sportive, nëpërmjet aparateve celulare.

Sekuestrohen, në cilësinë e provës materiale, 10 aparate celulare që shërbenin për vendosjen e basteve sportive.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme për Operacionet Speciale dhe Kërkimin dhe Sektorin për Hetimit e Krimeve Kibernetike, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e veprimtarive të kundërligjshme në fushën e lojërave të fatit, pas një pune të mirëfilltë hetimore disamujore, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Last bet”.

Në kuadër të këtij operacioni u ndaluan shtetasit:

– O. R., 29 vjeç, F. S., 37 vjeç, E. Sh., 36 vjeç, B. M., 35 vjeç, A. B., 38 vjeç, N. T., 49 vjeç, I. M., 19 vjeç, dhe O. H., 37 vjeç, të gjithë banues në Tiranë.

Gjithashtu u proceduan penalisht shtetasit Sh. A., E. I., dhe D. H.

Gjatë kontrolleve të ushtruara në subjektet e këtyre shtetasve, janë gjetur telefona që shërbenin për vendosjen e basteve sportive dhe linqe, që shërbenin për këto baste. Gjithashtu në shumicën e telefonave të këtyre shtetaseve, u gjetën skedina dhe kredite, me qëllim vendosjen e basteve sportive të klientë të ndryshëm.

Gjatë operacionit u sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 10 aparate celulare që shërbenin për vendosjen e basteve sportive.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

operacioni last bet tirane

Sondazh

Poll