Aktualitet

FOTO/ U vra nga bashkëshorti i saj, shqiptarja Suela Saliaj prej vitesh emigrante në SHBA, punonte si bankiere

Saliaj u gjet e vdekur brenda në banesë pas raportimeve për zhdukjen e vajzës së saj.

30 Janar 2024, 10:07 Nga N.F
FOTO/ U vra nga bashkëshorti i saj, shqiptarja Suela Saliaj prej vitesh
Shqiptarja e vrarë në Florida

SHBA- Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Florida të SHBA-ve ku mbeti e vdekur shqiptarja, Suela Saliaj. Saliaj u gjet e vdekur brenda në banesë pas raportimeve për zhdukjen e vajzës së saj. Akoma më tronditëse ështe se pas vrasjes së shqiptares dhe zhdukjes së vajzës së saj qëndron bashkëshorti, Renato Muhaj. 34-vjeçari shqiptar pasi ka vrarë gruan më pas ka rrëmbyër vajzën e tyre të mitur. Sipas policisë, Muhaj ka sulmuar edhe prindërit e tij në banesë të cilët janë dërguar për mjekim në spital. Ende nuk dihen shkaqet e këtij krimi të rënsë ndërsa çifti jetonte prej vitesh në SHBA. 

Saliaj me profesion ishte bankiere dhe jetonte prej disa vitesh në SHBA. Pas saj në SHBA kishin emigruar edhe prindërit dhe vëllai i saj. Në profilin e saj në Linkedin, Suela liston një sërë aftësish të saj, ndërkohë që ka më shumë se 5 vite eksperiencë në shërbimin e klientit në banka.

suela saliaj renato muhaj vrasje shba

Sondazh

Poll