Aktualitet

Shpërthimi në Tiranë/ Mësohet emri i noteres që i vunë tritol në derën e zyrës

Shpërthimi ka ndodhur rreth orës 04:00 të mëngjesit, ku fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.

30 Janar 2024, 09:42 Nga r.ll
Shpërthimi në Tiranë/ Mësohet emri i noteres që i
foto ilustruese

TIRANË- Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në një zyrë noterie në zonë e ish-Bllokut në kryqytet.

Mësohet se zyra ishte në pronësi të noteres Esmeralda Dauti. Kjo e fundit po merret në pyetje lidhur me ngjarjen. Lënda plasëse ishte vendosur në derën e zyrës së noterisë.

Shpërthimi ka ndodhur rreth orës 04:00 të mëngjesit, ku fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.

 

esmeralda dauti shperthim ne tirane

Sondazh

Poll