30 Janar 2024, 09:31
Nga r.ll
foto nga arrestimi
ELBASAN- Policia ka arrestuar katër persona në Elbasan në kuadër të megaoperacionit “Tempulli 2”. Tre prej tyre janë me precedent të mëparshëm kriminal në fushën e narkotikëve dhe të vjedhjes.
Sipas policisë, një person është vënë nën hetim në gjendje të lirë, i përfshirë në këtë veprimtari të jashtëligjshme.
Nga veprimet hetimore ka rezultuar se këta shtetas, pasi e siguronin lëndën narkotike, e ndanin në doza, të cilat i shitnin në afërsi të shkollave dhe në ambiente të ndryshme të qytetit të Elbasanit.
NJOFTIMI I POLICISË:
Elbasan/Vijon megaoperacioni policor i koduar “Tempulli 2”, për goditjen e rasteve të shitjes së dozave të lëndëve narkotike.
Vihen në pranga 4 shtetas që u kapën në flagrancë me doza heroine dhe kokaine, në 2 lagje të qytetit të Elbasanit. 3 prej të arrestuarve, me precedent të mëparshëm kriminal në fushën e narkotikëve dhe të vjedhjes.
Procedohet në gjendje të lirë 1 shtetas, i dyshuar i përfshirë në këtë veprimtari të kundërligjshme. Sekuestrohen doza të lëndëve narkotike heroinë dhe kokainë, si edhe një automjet që përdorej për këtë veprimtari kriminale.
Si rezultat i kontrolleve në të gjithë qarkun dhe i administrimit të shpejtë të informacioneve nga inteligjenca policore, të siguruara në vijim të megaoperacionit antidrog të koduar “Tempulli 2”, specialistët për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës Operacionale dhe ato të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, kanë goditur 2 raste të shpërndarjes së dozave të lëndëve narkotike në qytetin e Elbasanit, konkretisht:
-në lagjen “Skenderbej”, shërbimet e Forcës Operacionale konstatuan shtetasit E. P., 30 vjeç, M. B., 33 vjeç dhe E. K., 41 vjeç, të tre banues në Elbasan, të cilëve gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit në ambientin ku ata po qëndronin, iu gjetën doza të lëndëve narkotike heroinë dhe kokainë.
Gjithashtu, po për këtë rast u referuan materialet në prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin L. Xh., 33 vjeç, banues në Elbasan, pasi dyshohet i përfshirë në këtë veprimtari kriminale.
-në lagjen “Partizani”, gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit në automjetin e shtetasit G. T., 36 vjeç, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” gjetën doza të lëndëve narkotike kokainë dhe heroinë.
Në vijim të veprimeve për këto raste u arrestuan në flagrancë shtetasit E. P., 30 vjeç, E. K., 41 vjeç dhe G. T., 36 vjeç, me precedent të mëparshëm kriminal në fushën e narkotikëve dhe të vjedhjes, dhe M. B., 33 vjeç.
Nga veprimet hetimore ka rezultuar se këta shtetas, pasi e siguronin lëndën narkotike, e ndanin në doza, të cilat i shitnin në afërsi të shkollave dhe në ambiente të ndryshme të qytetit të Elbasanit.
Dozat e lëndëve narkotike heroinë dhe kokainë dhe 1 automjet që dyshohej se përdorej për këtë veprimtari kriminale u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.
operacioni tempulli elbasan
Aktualitet
30 Janar 2024, 09:23
N.F
Pamje nga akulli në rrugë
BURREL- Rënia e temperaturave që në ditët e para të janarit "paralizuan" disa qytete duke...
Aktualitet
30 Janar 2024, 09:06
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Një 50-vjeçar është arrestuar në Tiranë, pasi akuzohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashk&eu...
Aktualitet
30 Janar 2024, 08:59
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Një sasi lëndë plasëse ka shpërthyer në një zyrë noterie në ish-Bllok në...
Aktualitet
30 Janar 2024, 08:14
r.ll
renato muhaj
SHBA- Një ngjarje tragjike raportohet se ka ndodhur në Florida të SHBA-së. Gjithçka nis me 8-vjeçaren, Aless...
Aktualitet
30 Janar 2024, 08:04
r.ll
muharrem zhaboli
TIRANË- Babai i Jetnor Zhabolit, Muharrem Zhaboli, ka folur për herë të parë për ngjarjen e rëndë,...
Aktualitet
30 Janar 2024, 07:46
r.ll
muharrem zhaboli
TIRANË- Muharrem Zhaboli, babai i 35 vjeçarit i cili pak ditë më parë u raportua se kishte “ngujuar&rdquo...
Aktualitet
30 Janar 2024, 07:37
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Shqipëria u vlerësua në vitin 2023 me një pikë më shumë se vitin e mëparshëm n&eu...
Aktualitet
30 Janar 2024, 07:26
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Qarkullimi i masave ajrore më origjinë kontinentale do të diktojnë motin në vendin tonë duke sje...
Aktualitet
29 Janar 2024, 22:30
h.k
Foto ilustruse
TIRANË-Lefterie Bushi, një e moshuar, që prej vitesh jeton në Itali, i ka dhënë me qira banesën e saj, 2...
Aktualitet
29 Janar 2024, 22:20
h.k
Foto ilustruese
FIER-Në Fier më mirë të mos sëmuresh sepse autoambulancat e qytetit nuk të ofrojnë asgjë, madje m&...