Aktualitet

Dhunoi bashkëshorten dhe vajzën, arrestohet 50-vjeçari në Tiranë

Gjithashtu në pranga është vënë edhe një 32-vjeçar i cili u kap me një sasi lënde narkotike. 

30 Janar 2024, 09:06 Nga r.ll
Dhunoi bashkëshorten dhe vajzën, arrestohet 50-vjeçari në
foto ilustruese

TIRANË- Një 50-vjeçar është arrestuar në Tiranë, pasi akuzohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij dhe vajzës. Gjithashtu në pranga është vënë edhe një 32-vjeçar i cili u kap me një sasi lënde narkotike. 

NJOFTIMI I POLICISË:

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasin L. D., 32 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë, i gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasin J. Sh., 50 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes dhe vajzës të tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

tirane

Sondazh

Poll