Aktualitet

Shpërthim me lëndë plasëse në një zyrë noterie në zonën e ish-Bllokut në Tiranë

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes. 

30 Janar 2024, 08:59 Nga r.ll
Shpërthim me lëndë plasëse në një zyrë
foto ilustruese

TIRANË- Një sasi lëndë plasëse ka shpërthyer në një zyrë noterie në ish-Bllok në Tiranë.

Mësohet se shpërthimi ka ndodhur rreth orës 04:00 të mëngjesit dhe fatmirësisht nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes. 

NJOFTIMI I POLICISË:

Më datë 30.01.2024, rreth orës 04:10, është marrë njoftim se në rrugën “Perlat Rexhepi”, në ambientet e jashtme të një noterie, dyshohet se ka shpërthyer lëndë plasëse, dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/eve.

 

shperthim ne tirane

Sondazh

Poll