Aktualitet

“Burgosi” dhe monitoroi familjen, babai i Jetnor Zhabolit: Kamerat i vendosi bashkërisht me gruan e tij

Babai i Jetnor Zhabolit gjithashtu tregoi se djali kishte nevojë për një vizitë tek psikiatri, por nuk morën asnjë mjek, pasi nuk donin ta përkeqësonin gjendjen e tij apo ta acaronin më tepër.

30 Janar 2024, 08:04 Nga r.ll
“Burgosi” dhe monitoroi familjen, babai i Jetnor Zhabolit: Kamerat i
muharrem zhaboli

TIRANË- Babai i Jetnor Zhabolit, Muharrem Zhaboli, ka folur për herë të parë për ngjarjen e rëndë, ku djali i tij kishte izoluar në shtëpi nënë, gruan dhe fëmijët dhe i monitoronte vazhdimisht. 

Në një intervistë për "Opinion", Muharrem Zhaboli u shpreh se kamerat u vendosën në mirëkuptim me familjen dhe me gruan.

Ai tha gjithashtu se nuk kishte dijeni për letrat e lamtumirës që nusja e djalit kishte shkruar dhe tregoi se ajo kishte qenë e rënduar psikologjikisht.  

Pjesë nga intervista:

Muharrem Zhaboli: E kanë bërë bashkëbisedë, për ta siguruar shtëpinë se ne ikim andej. Vendosim disa kamera, se po na hapin derën e po na bëjnë ndonjë gjë, për siguri. Edhe vendosëm bashkërisht.

Gazetarja: Pra, ju po thoni që ka qenë edhe bashkëshortja dakord për vendosjen e kamerave?

Muharrem Zhaboli: Shumë dakord ka qenë.

Gazetarja: Po si është e mundur që në polici bashkëshortja, kur është pyetur, ka thënë që “unë kam qenë e izoluar” dhe ka pasur dhe dy letra që ka tentuar të vrasë veten. Si është puna e letrave?

Muharrem Zhaboli: Për letrat e kam pyetur unë, unë nuk di asgjë fare për letrat, por ajo ka qenë e rënduar psikologjikisht. E donte shumë. Edhe ai ishte i ngarkuar psikologjikisht.

Babai i Jetnor Zhabolit gjithashtu tregoi se djali kishte nevojë për një vizitë tek psikiatri, por nuk morën asnjë mjek, pasi nuk donin ta përkeqësonin gjendjen e tij apo ta acaronin më tepër.

Gazetarja: Ju mendoni që ai kishte nevojë për një vizitë psikiatrike?

Muharrem Zhaboli: Unë mendoj që ai kishte nevojë. Të tre ne e mendojmë këtë punë, bashkë edhe me prindërit e asaj, e nuses.

Gazetarja: I kishit konsultuar me krushqit?

Muharrem Zhaboli: Ishim konsultuar.

Gazetarja: Po pse nuk morët asnjë hap për shembull, nuk ju shkoi në mendje që mund të merrnit një mjek, të merrnit policinë, të merrnit ambulancën?

Muharrem Zhaboli: Po s’e bënim dot atë se thamë ne mos ta acaronim më shumë, e bëjmë më keq. Kështu mendojmë ne tani, se nuk e dimë gjë ne. Ka qenë problem i një viti, një vit e gjysmë se ky ka ardhur duke u rënduar.

Gazetarja: Ka ardhur duke u rënduar në këtë një vit?

Muharrem Zhaboli: Po, ka ardhur duke u rënduar. Realisht duke u rënduar, por gjithmonë ne ecnim me atë mendimin që ky do të reflektojë.

jetnor zhaboli muharrem zhaboli

Sondazh

Poll