Aktualitet

U kap duke shitur kanabis pranë shtëpisë dhe me 60 mijë lekë me vete, arrestohet i riu në Tiranë

10 Nëntor 2019, 14:19 Nga DOSJA
U kap duke shitur kanabis pranë shtëpisë dhe me 60 mijë

TIRANË- Një 25-vjeçar u arrestua,pasi u kap duke shitur kanabis në ish-parkun e autobusëve.

Sipas njoftimit të policisë, në pranga ka rënë shtetasi me iniciale K. Dh., 25 vjeç, banues tek ish- parku i autobusave në Tiranë.

Gjatë kontrollit,  iu gjet edhe një sasi vlerash monetare prej 64.950 lekë të dyshuara të përfituara nga shitja e lëndës narkotike.

Njoftimi i plotë i policisë: 

Finalizohet një tjetër operacion për parandalimin dhe goditjen e shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza të vogla. Operacioni  policor i koduar “Furnitori”, i zhvilluar nga Forca e Posaçme Shqiponjat dhe Shigjetat në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 2 dhe Seksionin për Hetimin e Narkotikëve.

Sekuestrohet lëndë narkotike kanabis e ndarë në doza gati për shitje, si dhe një sasi e konsiderueshme parash të përfituara nga shitja e lëndës narkotike. Vihet në pranga shpërndarësi i lëndës narkotike. Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme të zhvilluara nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza të vogla, gjatë mbrëmjes së djeshme është organizuar dhe finalizuar një tjetër operacion për këtë qëllim.

Mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative se një shtetas po shpërndante lëndë narkotike në zonën  “Ish-parkut të autobusave”, strukturat policore të DVP Tiranë, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Furnitori”, në kuadër të të cilit u  bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:

– K. Dh., 25 vjeç, banues tek ish- parku i autobusave në Tiranë.   Forca e posaçme Shqiponjat në bashkëpunim me Forcën e posaçme Shigjetat, me Komisariatin e Policisë Nr.2 dhe Seksionin për Hetimin e  Narkotikëve në DVP Tiranë, lokalizuan vendndodhjen e shtetasit të lartpërmendur duke bërë kapjen në flagrancë të tij në orët e vona të mbrëmjes së djeshme në zonën e ish-parkut të autobusave, në rrugën “Ndre Mjeda”, Tiranë.

Gjatë kontrollit fizik, policia i gjati 44.2 gramë lëndë narkotike kanabis të ndarë në doza të vogla të futura në qese farmaceutike gati për shitje, si dhe  një sasi vlerash monetare prej 64950 lekë të dyshuara të përfituara nga shitja e lëndës narkotike. Materialet do ti kalojnë Prokurorisë së rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasit K.Dh., për veprën penale të “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve“,

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet nje person shitje droge tirane arrestohet nje person shitje droge tirane

Sondazh

Poll

Aktualitet 10 Nëntor 2019, 09:14

Tiranë– Personi tjetër i dyshuar për përfshirje në atentatin e 1 nëntorit te mbikalimi i Shkozetit ndaj prokurorit Arjan Ndoji, Julian Sula, i njohur ndryshe ed...